TIRANE - Korporata Energjetike Shqiptare u distancua dje nga skandali i vjedhjes pa tender të Skrapit të TEC-in e Fierit. Por pas deklaratës distancuese të KESH, duket se fshihet frika nga përzierja e njerëzve të afërt të LSI në këtë histori. Në emisionin në vazhdim "Fiks Fare" u provua se kamioni qe del nga TEC-i shoqërohet nga mbrapa një makine tip benz, e cila është ne pronësi te Bujar Jazaj. Targa e makinës dhe tipi i saj sipas certifikatës së Drejtorisë së Qarkullimit rrugor i përkasin Bujar Jazaj. Kjo provon dëshminë e rojës së pikës së grumbullimit të skrapit i cili kur u pyet nga "Fiks Fare" pranoi se pika ishte në pronësi të Bujar Jazes ose Përparim Zeqos, i cili është drejtor i ISKSH-së si përfaqësues i LSI-së në Fier.
Kamerat e "Fiks Fare" zbuluan vendin ku ky mjet i rende kishte germuar per te nxjerre tubat e medhenj qe i sherbenin TEC. Puna ketu behej vetem ne fundjave dhe naten nen vezhgimin e rojeve qe paguhen per te ruajtur godinen por qe ne te vertete kane ruajtur vjedhjen. Me pas puna nisi me shkaterrimin e impianteve te ventilimit. Diten punohej per te prere tubat, depozitat dhe per te grumbulluar skrapin. Gjate nates nje kamion i rende me targa te Elbasanit hynte ne teritorin e TEC per t'u ngarkuar me skrapin e grumbulluar. Kamionet peshohen dhe te ngarkuar rende, shoqeruar nga nje automjet i nje drejtuesi te administrates lokale nisen per ne Zharres ne nje pike te grumbullimit te inerteve. Per shkak te sasise se madhe te skrap, ditet e shtuna kur administrate eshte pushim, nga TEC del serish kamioni per te derguar skrapin serish ne te njejten pike. E njejta afere e dyshimte u zbatua pak muaj me pare disa qindra metra larg TEC, ne ish-Azotikun e Fierit qe tani nuk egziston me. Uzina 212 doli ne ankand per t'u shitur per skrap, ankandi per shkak te ankesave u zgjat, por puna per marrjen e hekurishteve nuk pushoi asnjehere. Nga denoncimi i Top Channel Prokuroria nisi edhe nje hetim duke marre ne shqyrtim gjithe shitjen e skrapit ne termocentralet e Maliqit, Cerrikut, Vlores, Tiranes, Kuçoves.
BISEDAT
"Fiks Fare" transmetoi dy netë më parë aferën që po ndodh me TEC-in e Fierit i cili është pronë shtetërore e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Ankandi për shitjen e TEC, zhvillohet pas disa muajsh, por pamjet e siguruara nga "Fiks Fare" tregojnë se puna atje ka nisur prej dy javësh. Punohet gjatë fundjavave për të nxjerrë skrapin nga TEC-i, i cili aktualisht është pronë e KESH-it, i cili e ka në konservim dhe ka marrë masa për ruajtjen e tij. Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar matrapikë që thyejnë betonin dhe nxjerrin tubat e hekurit. Në disa zona të TEC-it tubat janë nxjerrë dhe kanalet janë mbushur përsëri me dhe për të mbuluar vendet ku janë hequr tubat. Prerja e tubave dhe depozitave të hekurit bëhet në oborrin e TEC-it. Punohet në fundjavë ditën dhe natën.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com