Fier, dy fshatrat e internimit
kanë mbetur njesoj të izolua

Fier, dy fshatrat e internimit<br />kanë mbetur njesoj të izolua
FIER - Rreth 500 banorë të fshatrave Shtyllas dhe Jaru të komunës Levan në rrethin e Fierit vuajnë një periudhë të gjatë braktisjeje dhe harrese nga pushtetit vendor dhe ai qëndror. Janë  fshatra, që kanë qënë të izoluar nga sistemi komunist, sidomos Shtyllasi - një vend internimi, por që vazhdojnë të vuajnë edhe në vitet e demokracisë. Afro 5 kilometra rrugë që lidhin komunën Levan me fshatrat Jaru dhe Shtyllas janë tërësisht të shkatërruar.
 
Kjo ka bërë që zona në fjalë të jetë e pazhvilluar dhe më e varfër se zonat me infrastrukturë rrugore, pasi kjo do t’u bënte të mundur komunikimin dhe transportin e produkteve të tyre bujqësore me komunën dhe qytetin e Fierit.
 
Banorët shprehin pakënaqësinë që janë lënë në mëshirë të fatit dhe ndoshta më keq se në sistemin komunist prej të cilit ishin të internuar në këtë zonë. Sot, rruga në fjalë ka bërë që banorët të jenë sërish të izoluar.
 
Në të njëjtën kohë, banorët e e këtyre fshatrave jetojnë edhe me mungesën e ujit të pijshëm. Në stinën e verës, fshatrat janë të zhurritur nga mungesa e ujit. Banorët sërish drejtojnë gishtin e akuzës ndaj pushteteve, të cilët kujtohen për ta jo për investime por për t’u kërkuar votën.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim