Fier - Një sherr mes dy të rinjve u bë shkak për vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në fshatin Kurjan të Roskovecit. Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u ekzekutuan me automatik nga Altin Kuka. Ngjarja e rëndë u shënua në orën 14:00 të 10 shtatorit 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave.

Lavdimir Kurtaj 46 vjeç dhe Gramos Kurtaj 52 vjeç ndërruan jetë në vendngjarje. Ndërsa autori u vetëdorëzua në polici menjehere pas krimit së bashku me armën, automatik.

Burimet thanë se Altin Kuka nga Fieri por që kishte lindur në Kurjan kishte shkuar bashkë me të birin 21 vjeç në Kurjan të Roskovecit për t’u sqaruar pas një konflikti që kishte pasur i biri me djalin e Gramos Kurtajt. Policia po punon për të zbardhur motivin e sherrit të të rinjve që çoi në vrasjen e dyfishtë.

Pas ngjarjes u shoqëruan në polici dy djemtë, autorit, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç.  Është sekuestruar arma e krimit automatik dhe makina e autorit. Hetimet për këtë vrasje të dyfishtë pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat.

"Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me policin e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat' deklaroi shefi i policisë së Roskovecit, Shpëtim Hasanaliaj.

Viktimat dhe autori kishin lidhje farefisnore. Pasi kishte kryer vrasjen, ndërkohë që policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49 vjeçari kishte shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për tu vetëdorëzuar.

Nga pamjet duket se vrasja ka ndodhur para një barake që dukej se funksiononte si lokal fshati.

Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan - 10 shtator 2024
Viktimat dy vëllezër
Lavdimir Kurtaj 46 vjeç 
Gramos Kurtaj 52 vjeç  
Autori
Altin Kuka 49 vjeç  - vetëdorëzohet

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.  Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje' informoi policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

1725973233_altinkuka.jpg

Autori Altin Kuka

1725973473_gff.jpg

Viktimat  Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohen dy djemtë e autorit (EMRAT)

1725978726_roskovec.JPG

Shoqërohen në polici dy djemtë shkaktar të konfliktit që përfundoi në tragjedi mesditën e sotme në Roskovec. Sot në mesditë mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, Gramoz e Lavdërim Kurtaj, të vrarë nga kushëriri i tyre Artan Kuka. U shoqëruan dy djemtë e Gramoz Kurtajt, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç. 

Sipas dëshmive në vendngjarje shkak i konfliktit që përfundoi me dy viktima mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronën e tyre, kur u qëlluan me breshëri automatiku nga Altin Kuka, i cili më pas u dorëzua në polici së bashku me armën e krimit. 

Ora 15:39
Vrasja e dyfishtë në Kurjan të Fierit/ Ekspertët mbledhin provat! Pamjet e para nga vendi i ngjarjes 

Policia tashmë ka rrethuar vendin ku u ekzekutuan me breshëri automatiku 2 vëllezërit Kurtaj sot në mesditë në fshatin Kurjan të Roskovecit dhe po punon me grumbullimin e provave hetimore.

Ndërkohë që në polici është marrë dhe makina e autorit.

Viktimat janë Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj, ndërsa autori Altin Kuka. 

Ekspertët e kriminalistikës po mbledhin provat ndërsa nga pamjet duket që duhet të jenë shtënë më shumë se 6 herë. 

Ora 15:02
Vrasja e dyfishtë në Fier/ Shikoni momentin kur autori i vrasjes së dyfishtë shoqërohet në polici (VIDEO)

Report Tv e Shqiptarja.com siguron video të momentit kur autori është shoqëruar më pranga në duar në policinë e Fierit. Mësohet se Altin Kuka i cili ishte bashkëfshatar me viktimat është vetëdorëzuar pas vrasjes së ndodhur në orën 14:00 në fshatin Kurjan.