Një 49-vjeçar i identifikuar si Durim Dogani ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Pishporos në Fier.

Paraprakisht dyshohet se 49-vjeçari, banues në Patos, ka pësuar arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.