Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i 'Big Brother Vip' fajtor për falsifikim dokumentesh

Fituesi i Big Brother Albania, Luis Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.

Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në Big Brother. 

Por, çfarë falsifikoi Luiz Ejlli?

Fatmir Avdurramani në hetim pasuror nga prokuroria, e cila i kishte sekuestruar disa prona, tentoi të shpëtojë një shpëtojë një pjesë të tyre, duke përdorur Luis Ejllin. Me vulat e noterit që i mbante edhe pse kishte humbur licencën, ish-banori i Big Brother, bëri një dokument të falsifikuar noterial, sikur 210 mijë euro Avdurramani i kishte marrë hua tek 2 persona. Këtë dokument ish-i dënuari për prostitucion e depozitoi në prokurori por hetuesit kryen verifikime në arkiva të noterisë ku gjithçka i rezultoi e falsifikuar dhe dokument i manipuluar mbi të dhënat e një qytetari tjetër.

Luiz Ejllit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministri i Drejtësisë, dhe në prill 2022-shit i janë tërhequr dokumentet dhe dosjet. Luis Ejlli mbajti vetëm vulën e njomë e të thatë, të cilën e dorëzoi në muajin në maj, 3 muaj pasi kishte firmosur dokumentin e ish-të dënuarit.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit Luzi Ejlli dhe Fatmir Abdurramani, rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani., në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani, e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luzi Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin , kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë’ informon prokuroria e Fierit.

Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga këngëtari në Gjykatën e Apelit e cila pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë apo ta shpallë të pafajshëm. Nëse mbahet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, atëherë Luiz Ejlli duhet të shkojë ne burg. 

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë banorë i ‘Big Brother VIP Albania 2’, ku në natën finale të mbajtur më 7 maj 2023, u shpall edhe fitues i çmimit prej 100 mijë eurosh.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dibra e madhe: 11/10/2024 13:24

    Ne burg si gjithe kriminelet ordinier te tjere

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2024 02:43

    Nuk duhet te marre fund me kaq.F.Abdurramani edhe pse vete i inkriminuar, nese ky nuk i ka thene qe kam humbur licensen,duhet t'a hedhe dhe vete ne gjyq per mashtrim dhe t'i kerkoje parate qe i dha per /sherbimin/,nese e dinte,atehere eshte ceshtje tjeter,jane brenda te dy.

    Përgjigju
  • Moza: 10/10/2024 17:58

    Mos mor Lui mos mor bir i le gojet e liga te derdellisin Ti meriton te jesh pran te dashurave te tua Zoti t'a lehtesoft Mos t'a ka kurdisur ish vjen

    Përgjigju
  • Isseb: 10/10/2024 14:08

    Zhaklina knew it and beyonce ????

    Përgjigju
  • artisti: 10/10/2024 12:18

    Te nderuar lexues dhe komentues! Nese Luizi eshte dashuria juaj mbajeni me shendet e ta gezoni por duhet te kuptoni me mire se cfare ka bere ky njeri. Pra pasi deshtoi ne ushtrimin e profesionit te noterit te cilin e mori fale njohjeve te zonjes topalli, profesion per te cilin mjaft juriste e deshirojne dhe i perkushtohn shume, ky vijoi te fallsifikonte te mashtronte dhe te sillte pasoja jo vetem per palet por duke injoruar cdo rregull, norme e ligj te vendit. Pikerisht per kete gje duhet te marre denimin sepse denimi ka efekt ndeshues per ate gje qe ke bere por edhe rehabilitues pasi nese kupton qe per fajet denohesh atehere do jesh i i kujdesshem ne te ardhen dhe nuk do kryesh me vepra penale pasi tashe do te behet mesim qe denohesh. Nga ana tjeter denimi i tij i jep te kuptoje edhe shoqeria qe cilido te shkel ligjin ndeshohet pasi ka sanksion sepse nese nuk do kishte sanksion do ishte anarshi do fitonte kush eshte me i forti me i ligu me i poshtri, por shteti kerkon te vendosi ekulibrin ndaj shtetasve dhe zbatimit te ligjit ne nje shoqeri te emncipuar. Prandaj bejini nje nder Luzit dhe gjite atyre Luizave qe kerkojne te shklin ligjin dhe te mendojne se mund tja hedhin paq. P.s Luizi ka dhne prova qe e perballon me dinjitet qendrimin ne nje ambient te mbyllur, fundja le ta zhvilloje ne kuader te lojes.

    Përgjigju
    • Moza: 10/10/2024 17:47

      Pse mos djal i nenes Nuk e meriton Kuizi ka dashur te bej mir siç e ka ai Shpirtin Ishalla sa me let

  • nari lopeve: 10/10/2024 12:02

    genjeu per semundjen ne big edhe falsifikim kokrra mashtrusit

    Përgjigju
  • alda: 10/10/2024 11:49

    pasojet e xhozit

    Përgjigju
  • Nastradini: 10/10/2024 11:31

    Po s'na doli një vip i hajrit

    Përgjigju
  • Kindergarten Samsung: 10/10/2024 11:08

    Jo nuk eshte e drejt te denohet

    Përgjigju
  • Loni: 10/10/2024 10:55

    Oiiii,e hengri edhe mbreti...protestoni tani...koka ben-koka peson...

    Përgjigju
  • atdhe: 10/10/2024 10:43

    luizi eshte dashuria jone ruaje o zot.

    Përgjigju
  • Might be: 10/10/2024 10:41

    E hongri ene ky kryeministri i ardhshem i shqipnis

    Përgjigju
    • Or tej: 10/10/2024 11:25

      Tani e ka te sigurte karrieren ne politike sepse do kete cv e shumices se politikaneve tone or teeeejjjjj

  • ai atje: 10/10/2024 10:39

    thjeshte ne big brother po shkon,te pakten te kishte kamera ta shikoshin grate se marun mbas tij

    Përgjigju
  • Dori: 10/10/2024 10:30

    Ky esht kokrra e mashtrusit prandaj marrosi gjith shqiptaret me big Brother dhe u be i pasur ne nje vit pa asnje qindark ne xhep.Do bej rekurs dhe nuk do bej asnje dit burg si gjith mafiozet ne ket vend

    Përgjigju
    • Dardani: 10/10/2024 15:11

      Shqiptaret i kajne ne zemer hajdutet dhe partine. Vdesin per to. Edhe ,,xhaxhin” po ky (pa) soj na e mbajten per 50 vite.

  • Vata: 10/10/2024 10:21

    Mir ja kan bo bq mashtruesit.

    Përgjigju
  • Ndoca: 10/10/2024 10:19

    pse mor ta marrsha pse, pse mor luigj pse. a se menove nat moment qe je "besimtar" a?

    Përgjigju
    • Puçi: 10/10/2024 19:24

      Ash mashtrus i madh,hajn ordiner ka dhe nja 3 fallcifikeme te tjera ne tirane (legen)

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK