TIRANE - Plot 11 mijë banorë të komunës Libofshë, kanë përgjysmuar shitjen e qumështit, i cili është i vetmi burim ushqimi për të mbajtur familjet e tyre. Ata furnizojnë me qumësht 10 fabrika, por lajmi për praninë e Aflatoksinës në qumeshtin e disa kompanive, ka bërë që produkti i shumicës prej tyre të mos gjejë treg.
Duke protestuar për cilësinë e qumështit të tyre, si dhe se s’kanë asnjë mundësi tjetër jetese, fermeret Siku Gremi, Robert Dhamo, A.Prifti, A.Sema, F.Koçi e të tjerë, në mënyrë demonstrative kanë derdhur qumështin në kanal, pasi një pjesë e tij nuk është marr nga kompanitë e përfolura në lidhje me elementin e rrezikshëm në qumësht.
Ata shprehen, se lopët e kësaj komune ushqehen në mënyrë Bio, pasi janë mundësitë që lopët të kullosin në tokat e tyre dhe asnjëherë nuk janë përdorur ilaçe.
Mëngjesin e djeshëm, rreth 200 familje të kësaj zone janë grumbulluar në shenjë proteste në fshatin Agim, duke bllokuar rrugën për rreth një orë dhe kanë kërkuar ndihmën e përfaqësuesve të pushtetit vendor të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës. “Kjo është e patolerueshme, sepse ne mbajmë familjen gjallë vetëm duke shitur qumështin”, ankohet një banor i zonës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com