VIDEO/ Luleshtrydhja e Fierit nën 50 lekë/kg! Fermerët në protestë, derdhin arkat në rrugë

Çmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur mëngjesin e kësaj të shtune dhjetëra fermerë në protestë. Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm. Ata pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Përballë kësaj situate fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës teksa apelojnë njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po i çon drejt falimentimit.

Ndërkohë tregtari Olsi Hamataj ka pohuar se ditët e fundit ka ndodhur kjo situatë për shkak të mbiprodhimit edhe në vendet fqinje të cilat për të eliminuar prodhimin shqiptar kanë hedhin zërat që luleshtrydhet vendase janë me pesticide.

Teksa kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur poshtë produktet e tyre fermerët kanë kërkuar që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një komision për të verifikuar pesticidet që shiten në treg dhe nëse nuk plotësojnë kriteret të asgjësohen.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/03/2024 00:16

    Keta bien vete brenda me fjalet e tyre! Nga nje ane thone qe prodhimet i kane bio,por eshte faji i vendeve fqinje qe kane perhapur fjale sikur i kane me pesticide,nga ana tjeter,jane po keta qe i kerkojne ministrise te krijoje komision per kontrollin e cilesise se pesticideve qe shiten ne treg,pra indirekt e pranojne qe perdorin pesticide! Kur pretendon qe e ke organik (bio),supozohet qe te mos perdoresh asnje lloj pesticidi,supozohet te perdoresh pleh krijuar nga manura e kafsheve,gjethet e barerat e kalbur dhe mbetje ushqimore me preardhje bimor,kurse sperkatjet t'i beni me uje me perzierje erzash bimore e te ngjashme, qe largojne insektet etj,jo me pesticide e plehera kimike!

    Përgjigju
  • kosta: 30/03/2024 16:46

    Hormone shqeto, flakini me mire se helmuat dynjane. Mashtrues, ajo luleshtrydhe vetem nga dyqanet e embelsirave merret.

    Përgjigju
  • Lala: 30/03/2024 12:18

    Luleshtrydhe pa shije shisni.luleshteydhja SA nje kokerr donate ne madhesi.e thoni Jan Bio? Tjetra luleshtrydhja esht ferre QE Ska nevoje per kimikate meqenese I keni bio.kshu QE CA shpenzimi keni jive?ne ven TI hidhni ne rruge Beni sevap te fukarenjt Öse ndertoni punishte rreceli.po fshatari seht shpirtngusht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite