Fier, Gjanica del nga shtrati
përmbyt shtëpi dhe biznese

Fier, Gjanica del nga shtrati<br />përmbyt shtëpi dhe biznese
Lumi Gjanicë që përshkon qytetin e Fierit mes për mes ka dalë nga shtrati nga shirat e rena nga zonat jugore të vendit pasi ujërat e tyre derdhen në të. Lumi Gjanicë ka dalë nga shtrati gjatë natës duke përmbytur shumë shtëpi, të cilat janë ndërtuar rreth 100 metra larg shtratit të tij.

Gjanica ka përmbytur gjithashtu një pjesë të magazinave të tregut industrial e njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa lokale të ngritura afër shtratit të këtij lumi. Sa herë që bije shi për çdo vit sidomos në muajin dhjetor ky lumë del nga shtrati pra edhe sot dalja e tij nga shtrati ka qenë shtrirë në sipërfaqe më të mëdha ku dhe dëmet janë të pallogaritshme.

Përmbytje të shtëpive ka pasur në lagjen Sheqi i vogël, 1 maji ndërsa lokale të e përmbytura janë rreth katër, uji ka depërtuar brenda ambienteve të banesave dhe lokaleve. Tregtaret pas njoftimit të marrë kanë vërshuar pranë magazinave ku strehonin mallrat me qëllim largimin e tyre, një pjese e tyre ato që ishin me afër lumit janë përmbytur.

Uji i rrëmbyer i këtij lumi është përplasur gjithashtu me muret e lokaleve luksoze të ndërtuara anës rrugës kryesore të qytetit, por gjithsesi ato janë ndërtuar të tilla për të përballuar vërshime që bëhen të zakonshme për çdo vit kur shirat bien me intensitet të madh.

Bashkia e fierit ka një projekt për rehabilitimin e këtij lumi që kërkon shuma të mëdha lekësh por ende edhe sot nuk ka donatore.

*Foto arkiv nga dalja e Lumit Gjanica nga shtrati

(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki