Fier/ 100 të mitur në pranga për krime gjatë vitit 2024, psikologët: Shkak kryesor problemet në familje

Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale, rezulton në shifra shqetësuese në qytetin e Fierit. Vetëm përgjatë vitit 2024 në prangat e policisë kanë rënë 100 fëmijë nën 18 vjec për vepra të ndryshme penale. Arsyet sipas psikologëve janë të ndryshme. Krisalda Sauli thotë për Report Tv se përfshirja e të miturve në aktivitete të paligjshme lidhet kryesisht me problemet brenda familjes dhe frekuentimi jo sistematik i shkollës.

“Neglizhenca, mosinteresimi dhe dhënia e një lirie të tepërt, është korrekt në shkollë sa raporton shkolla te prindërit, prezenca apo mos prezenca”, thotë Krisalda Saliu, psikologe.

Psikologia thotë gjithashtu se shtysë për prirje të dhunshme sidomos për grupmoshën 13-18 vjec janë edhe tekstet e këngëve që qarkullojnë në tregun muzikor.

“Mënyra si reklamohet në media rastet e dhunës, tekstet e këngëve që mund të dëgjojnë adoleshëntët e sotëm”, shton psikologia.

Referuar rasteve konkrete të ndjekura nga vetë ajo, psikologia thotë se e sheh të vështirë riintegrimin në shoqëri të tyre.

“Në përvojën time kam pasur raste që ata kanë ardhur disa kohë më vonë, pasi adoleshenti është përfshirë e grupeve ose pjesë e situatrave që kanë paraqitur ankth ose izolimi apo distancim nga shoqëria”, përfundon ajo.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Fierit, gjatë vitit të kaluar në përfshirjen e të miturve në veprimtari të paligjshme kryeson drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi me 44 raste. Shqetësuese mbeten edhe të dhënat e përfshirjes së adoleshentëve në krime kundër shëndetit, pasurisë dhe narkotikëve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Mars, 14:47

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Sherr masiv në një lavazh, një 20-vjeçar i plagosur me thikë dhe tre të tjerë me sende të forta! Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Vlorë/ Sherr masiv në një lavazh, një 20-vjeçar i plagosur me thikë dhe tre të tjerë me sende të forta! Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori