FIER- Një 25 vjeçar është gjetur sot i vdekur pranë një pallati në lagjen "1 Maji", në afërsi të Poliklinikës së qytetit të Fierit.
Viktima është Andi Hafesllari 25 vjeç. Shërbimi i sektorit Kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier bëri të mundur identifikimi i kufomës e cila i përkiste të riut nga Pogradeci.
Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga disa banorë të zonës.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si dhe e trupit të viktimës dyshohet se ka gjetur vdekjen duke rënë nga një lartësi. Policia nisi hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Shqiptarja.com