FIER- Një parcelë me kanabis, në të cilën ishin të kultivuara 69 fidanë u gjet në një zonë të pyllëzuar në fshatin “Cakran”.
Si autor i dyshuar është shpallur në kërkim 42-vjeçari me iniciale T.H.
Vijon puna për kapjen e tij.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin T. H., 42 vjeç, banues në Cakran, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi T. H. Po punohet për kapjen e tij”, njoftimi i Policisë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)