Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi punimet që po kryhen për asfaltimin e segmentit rrugor që lidh Fierin me plazhin e Semanit.
Kjo rrugë e cila ndodhej në gjendje shumë të amortizuar përdoret në vijimësi edhe nga banorët e më shumë se 14 fshatrave. Përveç banorëve kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Dua të theksoj se në këtë zonë është investuar në shumë rrugë aksesi që kompania TAP ka bërë për gjithë zonën e Semanit. Realisht, infrastruktura është përmirësuar goxha. Ne po punojmë me kompaninë edhe për një investim tjetër të mundshëm në një nga nënstacionet elektrike përfshirë dhe linjën 35 kilovolt e cila furnizon hidrovorin por përmirëson dhe furnizimin me energji elektrike. Këto janë pjesë të paketës së negociuar me shoqërinë TAP e cila ka qenë shumë e gatshme për të adresuar shumë nga problemet sociale të kësaj zone.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi tha se asfaltimi i rrugës që lidh Fierin me Semanin do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe tek sezoni turistik që pritet të fillojë shumë shpejt.
Investimi vjen në kohën e duhur sepse edhe pak javë na ndajnë nga çelja e sezonit të ri turistik.
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi
Cfare behet keshtu Gjiknuri me nje fremer ne krah Balla DOREN ne qafe nje vajze te re ne elbasan deputetet socialist Jane degjeneru fare
Përgjigju