Fier, gjoba për një tabelë, akuza
mes socialistëve dhe demokratëve
 

Fier, gjoba për një tabelë, akuza<br />mes socialistëve dhe demokratëve<br /> 
FIER-Prishja e disa objekteve në qytetin e Fierit ka shkaktuar pakënaqësi tek disa qytetarëve.
 
Për këtë kryetari i PD në Fier ka thënë se prishjet po bëhen në mënyrë selektive.
 
Sipas tij është bërë edhe një kërkesë në Bashki në lidhje me këtë problem, por kryetari i Bashkisë nuk ka marrë asnjë masë.

PD: Kemi bërë kallëzim në lidhje me këtë problem

Sipas kryetarit të PD-së së Fierit, Bashkia i ka vendosur gjobë zyrës së PD-së për një tabelë të vendosur nga ana e saj. Në lidhje me këto shkelje ata kanë bërë një kallëzim në prokurori.
 
 "Jam këtu për të bërë një denoncim publikisht, mediatikisht, pse jo kemi bërë edhe kallëzimin penal ndaj kryetarit të Bashkisë Subashi. Të fokusuar jemi tek prishjet selektive dhe mos zbatimi i projektit që po ndodh me ndërhyrjen direkt të kryetarit të Bashkisë Subashi. Duket parë oponencën e fortë që i bën PD dega Fier dhe këshilltarët e djathtë dhe mosshkeljen e ligjit nga zoti Subashi, kanë vënë një gjobë tek subjekti i PD-së rreth 1 milion lekë të vjetra për tabelë, mos aplikim për leje tabele". U shpreh kreu i  PD Fier, Luan Baçi.
 
Bashkia: PD po mashtron qytetarët, akuzat janë stisje

Në lidhje me akuzën e PD ndaj Bashkisë Fier, kjo e fundit ka reaguar me anë të kryeinspektorit të INUV, Hadër Cako i cili është shprehur se akuzat e kryetarit të PD janë shpifje.
 
"Projekti që po zbatohet për rehabilitimin e rrugës është në zbatim dhe askush nuk mund të shprehet për prishje selektive kur ato nuk kanë përfunduar dhe janë ende në vazhdim. Për sa i përket gjobës së vendosur për tabelat ju sqaroj se akti i konstatimit të inspektoriatit ndërtimor vendor është bërë me datën 27 mars dhe procedurat ligjore janë bërë para se zotërinjtë e PD të arkivonin kërkesën për leje dhe aktualisht këto leje janë akoma të pa miratuara", u shpreh Çako.
 
Sipas Cakos projekti po realizohet sipas parametrave të përcaktuara. Ndërsa sa i përket heqjes së tabelës së PD, kryeinspektori është shprehur se PD duhet të zbatojë ligjin dhe jo të bëjë maskarada duke mashtruar qytetarët.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij