FIER - Ka lënë qelinë 23-vjeçarja Arlinda Asllani nga Fieri e cila 3 ditë më parë plagosi bashkëshortin, Besmir Asllani, 32 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit dha sot masën e sigurisë me “detyrim paraqitjeje” për 23-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve të mitur; një foshnjë 5 muajshe dhe një vajze 7 vjeçe.
Arlinda qëlloi me thikë bashkëshortin e saj, por gjykata e cilësoi "plagosje të lehtë". Ngjarja ndodhi tri ditë më parë në fshatin Vajkan të Fierit.

(Foto: Arlinda Asllani)
Plagosja ndodhi pas një sherri me bashkëshortin e saj Besmirin. 32-vjeçari u transportuar me urgjencë në kirurgjinë e Fierit, pasi ishte goditur me thikë në veshka.
Ngjarja ndodhi në një lokal pranë një pike karburanti, ndërsa menjëherë pas ngjarjes babai i 32-vjeçarit tregoi se ndërmjet çiftit ka patur disa konflikte, por sipas tij veprimi i nuses së shtëpisë është i patolerushëm. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike mendohet të jetë shkaku kryesor i ngjarjes.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com