Fier/ Goditën me gur një 43- vjeçar për motive të dobëta, arrestohen 2 persona

Fier/ Goditën me gur një 43- vjeçar për motive të dobëta, arrestohen 2 persona

Foto Ilustruese

FIER-Policia në Fier ka arrestuar dy persona pasi goditën me gur një 43- vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë dy personat Irgi Nasufi 20- vjeç dhe Enea Korreshi 23- vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi hetimi për Gj. H., 21 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 63-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Sërish protestë në Shkup, në mbështetje edhe kryeministri Mickoski: Të mos përdoret politikisht

Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Sërish protestë në Shkup, në mbështetje edhe kryeministri Mickoski: Të mos përdoret politikisht