FIER - Në qendër të qytetit në mes të ditës rreth orës 11:00 është grabitur një pikë këmbimi valutor. Ngjarja përfundoi me dy të plagosur rëndë nga përleshja, ndërsa të tre autorët janë arrestuar. I plagosur rëndë ka mbetur pronari i ndërtesës ku ushtrohej biznesi, Agur Venozi, cili ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kome. 

Ata janë; Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier. Autorët, dy janë futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar. 

Gjatë përleshjes, njëri nga autorët qëlloi me armë zjarri automatik duke plagosur dy persona, pronarin e pikës së këmbimit Gëzim Hoxha 64-vjeç dhe të afërmin e tij, Agur Venozi 53-vjeç (pronar i godinës, që kishte me qira Hoxha). 

 

 

Pas përleshjes autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatrave të Fierit, por arratia e tyre nuk ka zgjatur për shumë minuta. Ata braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë, por 30 minuta pas grabitjes fillimisht është kapur Zini Fyraj pranë fshatit Baltëz. 37-vjeçari u hodh në lumë, por nuk i ka shpëtuar arrestimit. Policia i sekuestroi edhe çantën me para, që grabitën në pikën e këmbimit valutor.

Ndërkohë që rreth orës 12:30 minuta është arrestuar edhe autori i dytë i grabitjes, Lulëzim Demiraj në vendin e quajtur "Ura e Baltëzës" si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz. Nga hetimet rezulton se makina me të cilën u krye grabitja tip "Benz" me targa AA 879 JG (dyshohen të jenë të falsifikuara) ishte vjedhur para disa ditësh në Vlorë. Ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë pikës së këmbimit. Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë persona në momentin e grabitjes, të cilët janë afruar në pikën e këmbimit për t’u dhënë ndihmë dy personave që mbetën të plagosur me armë zjarri.

Dy të plagosurit në Tiranë në gjendje të rëndë
Pronari i pikës së këmbimit, Gëzim Hoxha 64-vjeç ka mbetur i plagosur rëndë gjatë përleshjes me grabitësit. Ndërsa Agur Venozi, pronar i ndërtesës ku ushtrohej biznesi, njëkohësisht i afërm i Gëzim Hoxhës, ka marrë një plumb në kokë nga autorët e grabitjes dhe ndodhet në gjendje kome. 

Drejt Tiranës është transportuar edhe pronari i "Exchange" Gëzim Hoxha, gjithashtu në gjendje të rëndë. 

Dëshmitari: Autorët e qëlluan në kokë pronarin e godinës
Një dëshmitar tregon për Report Tv momentin e grabitjes. Sipas tij, autori e qëlloi në kokë me automatik pronarin e pikës së këmbimit. “Dëgjova zhurmë dhe thirrje për ndihmë. U futa, edhi edhe Aguri, mbërtheu karrigen për ti goditur, por ata e qëlluan në kokë. Autorët ishin dy dhe e qëlluan.

E goditën në kokë. Kërkuam ndihmë, policia dhe ambulanca erdhi me vonesë. Dy policët iu qepën këmba këmbës për t'i kapur, unë u tregova rrugën. Pronari u nis në Tiranë në gjendje te rende, pasi nuk i hoqen dot fishekun
” deklaroi ai. Gëzim Hoxha është pronari i pikës së këmbimit, ndërsa Agur Venozi i afërm i tij, është pronar i godinës, që kishte me qira Hoxha.

Deklarata e policisë për grabitjen
Polica në kohë rekord kap 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor. Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumë. Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës. Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.
Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur "Zogu i Zi" Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetssi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip "Benz" me targa AA 879 JG ( dyshohen të jenë të falsifikuara).Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.

Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz. Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur "Ura e Baltëzës" si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz. Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.plagosje fier

palgosje me arme zjarri fier
(Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja dhe grabitja e këmbimit valutor)

d.b/shqiptarja.com