E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë

Fier-Një grua ka rënë sot nga kati i shtatë i një pallati në Fier. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:35 në  Apollonia.

Gruaja 70 vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të qytetit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 12:35, në lagjen "Apollonia", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i një pallati, shtetasja S. D., 70 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.  

Burime për Report Tv bëhet me dije se familjarët kanë deklaruar në polici se e moshuara nuk vuante as nga probleme mendore e as shëndetësore. Sipas tyre ajo është rrëzuar aksidentalisht.

Ndërkohë fqinjët kanë pohuar se ka qenë duke nderur rrobat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…