FIER - Shënohen tensionet e para të fushatës elektorale në Fier, pas vendimit të këshillit bashkiak për heqjen e të gjitha simboleve politike në qendër të qytetit. Ky fakt ka shkaktuar debate mes përfaqësuesve të PD-së dhe Bashkisë së Fierit.
 
Tensionimi i situatës ka detyruar ndërhyrjen e kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili tha se “ky aksion vendos mënyrën e organizimit të materialeve propagandistike në qytet”. Sipas Zeqajt, “aksioni vjen për të mos krijuar tension mes militantëve dhe për këtë është nënshkruar një marrëveshje mes palëve politike”.
 
Zeqaj tha se “simbolet politike do të jenë në dispozicion të mitingjeve të forcave politike në qytet”.

 Nga shtabi elektoral i PD urdhri i kreut të bashkisë quhet i njanshëm dhe parti politike duhej të ishin  njoftohej 24 orë më parë.
"Kreu i bashkisë ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Elektoral, të gjithë flamujt e PD janë hequr nga sheshi i qytetit të Fierit, ndërkohë që nuk janë lëvizuar ata të Partisë Socialiste."- thotë Admirin Shehu, anëtar i shtabit të PD-së.

Largimi i simboleve politike është vendosur në dy sheshet kryesore të Fierit, atë përballë Prefekturës dhe atë para Turizmit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)