Fier - Një fëmijë 3 vjeç, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të pasdites së sotme për shkak të rrëzimit të portës së shtëpisë mbi të.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme (e premte, 8 mars) në Seman të Fierit. Sipas të dhënave nga policia e Fierit, 3-vjeçari me inicialet E. S po luante në oborrin e shtëpisë, kur porta kryesore e shtëpisë është shembur dhe e ka zënë poshtë vogëlushin. Për pasojë, fëmija ka marrë plagë të rënda në kokë, çka i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Mësohet se fëmija është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Fierit, por mjekët, duke parë gjendjen e vështirë të fëmijës, e kanë nisur atë me urgjencë drejt Spitalit Usharak të Tiranës. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve të specializuara mjekësore, 3-vjeçari nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra nga shembja e portës.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)