FIER- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Fierit, ku ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Patosit, ku 27-vjeçari i identifikuar si O.S., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Referuar burimeve zyrtare, i riu ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
"Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Patosit", shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)