FIER- Selami Hasani, hasmi i Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja, u ekzekutua në oborrin banesës së tij në Fier. As një vilë e fortifikuar me mure të larta dhe kamera sigurie nuk e mbrojti. I njohur si “Sel Çami” ose “Seli i Malit”, 60-vjeçari ishte një emër me precedentë të mëparshëm kriminal dhe prej 3 dekadash në hasmëri me Ben Qimen, një për personazheve kriminale më me influencë në zonën e Fierit, të cilit rezulton t’i ketë vrarë nipin.

Atentati mafioz ndodhi rreth orës 09:40 të paradites, kur “Sel Çami” u qëllua me armë zjarri në lagjen “1 Maji”. Sipas policisë, Selami Hasani po punonte në pjesën e jashtme të oborrit kur dy persona të maskuar, zbritën nga makina dhe qëlluan me breshëri armësh në drejtim të tij.

Në atentat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani 47 vjeç, i cili iu nënshtrua operacionit në spitalin e Fierit. Viktima ka marrë 7 plumba, ndërsa nipi i tij që mbeti i plagosur, mori 2 plumba në bark dhe një në nofull. Fatmirësisht Jakup Hasani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit”, tha nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj.

Pas të shtënave, autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Vlorës. Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë disa persona. Një makinë e vjedhur, Volvo e bardhë i priste qitësit në rrugë, e cila pak minuta më pas u gjet në flakë tek rrethrrotullimi i Pojanit, në autostradën Fier–Vlorë. Brenda makinës u gjetën edhe 2 armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator.

Policia ngriti disa postoblloqe, përfshirë në Vlorë, për kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e atentatit. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pranë banesës së 'Sel Çamit' dallohen dy persona, të maskuar me kapuça të zinj në kokë dhe rroba të zeza.

Një nga pistat që po hetohet është hakmarrja, për shkak të hasmërisë së vjetër të Hasanit me Arben Isufajn, të cilit i janë ushtruar kontrolle edhe në banesë. Gjithashtu burime për Report Tv bëjnë me dije se në Polici janë shoqëruar djali i Arben Isufajt (Ben Qimes) dhe dy persona të tjerë të afërt me të.

Selami Hasani ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Ben Qimes. Në të njëjtën ngjarje u vra edhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit. Hasani kishte dalë nga burgu prej vitit 2022.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
Vrasja e ‘Sel Çamit’ në Fier, 2 persona me kapuça e rroba të zeza pranë banesës së tij! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

1795462138_tydrtia.JPG

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Fier, ku Selami Hasani, i njohur edhe si ‘Sel Çami’ u bra sot me armë zjarri në banesën e tij. Nga sulmi mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani.

Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë është vënë re prania pranë banesës së ‘Sel Çamit’ e dy personave të maskuar, me kapuça dhe rroba të zeza, të cilët dyshohet të jenë edhe autorët e krimit, gjë e cila ende mbetet e pakonfirmuar.

Ora 17:57
Tre plumba në trup, del nga operacioni nipi i ‘Sel Çamit’! Nuk është më në gjendje kritike për jetën

1795453910_jakuphasani.png

Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur sot në Fier, ka ‘dalë’ nga gjendja kritike për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.

Hasani ka marrë tre plumba. Pas përfundimit të operacionit, ai është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të vijojë të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Në spital, ai ndodhet nën masa të rrepta sigurie.

Ora 16:12
Vrasja e 'Sel Çamit' dhe plagosja e nipit të tij në Fier, shoqërohen në Polici djali i 'Ben Qimes' dhe 2 persona të tjerë

1795446820_Fierrr.JPG

Tre persona janë shoqëruar deri më tani në Polici për ngjarjen e rëndë në Fier, ku Selami Hasani, i njohur edhe si 'Sel Çami' u vra në oborrin e banesës së tij, ku mbeti i plagosur edhe nipi i tij. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në Polici janë shoqëruar djali i Arben Isufajt (Ben Qimes) dhe dy persona të tjerë të afërt me të.

Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, ndërkohë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të verifikuara deri në këto momente, duket vetëm prania e mjetit tip Volvo në zonë, por jo autorët dhe lëvizjet e tyre.

Ora 15:37
U ekzekutua në oborrin e banesës, Sel Çami u qëllua me 7 plumba kurse nipi i tij me 3

1795427392_1795426316policia.jpg

Selami Hasani, hasmi i Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja, i cili u ekzekutua në oborrin banesës së tij në Fier mori 7 plumba thonë burime për Report Tv.

Ndërkohë nip i tij që mbeti i plagosur ka marrë tre plumba dy në bark dhje një në nofull.

Ora 14:13
‘Sel Çami’ u vra me breshëri plumbash, 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Gjenden dy armë në makinën e djegur

1795426123_makinadjegur.jpg

Makina e djegur e autorëve

Selami Hasani u vra me breshëri plumbash paraditen e së hënës ndërsa punonte në oborrin e banesës së tij. Grupi hetimor ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, ndërsa në makinën e djegur të autorëve janë gjetur 2 armë, njëra prej tyre me silenciator.

Ora 12:00
Bastiset banesa e ‘Ben Qimes’, policia ushtron kontrolle pas vrasjes së ‘Sel Çamit’ në Fier

1795431715_selamihasanivendngjarja.jpg

Foto nga vendi ku u vra Selami Hasani

Pas vrasjes së Selami Hasanit, i njohur edhe si 'Sel Çami', policia po ushtron kontrolle në banesën e Ben Qimes. Një nga pistat që po hetohet nga policia për vrasjen, është ajo e hakamrrjes. Selami Hasani rezulton të ketë qenë i dënuar me 25 vite burg pasi në vitin 2002 vrau nipin e Ben Qimes.

Ora 11:28
‘Ishte duke punuar’, nëndrejtori i Policisë së Fierit tregon si u ekzekutua Sel Çami në oborrin e banesës! I plagosur nipi i tij (VIDEO)

 

Nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj thotë se Selami Hasani ishte duke punuar në momentin kur autorët e ekzekutuan dhe plagosën nipin e tij, Jakupin. Ai saktësoi për mediat se nuk ka mbetur i plagosur i vëllai i ‘Sel Çamit’, por nipi.

Alkët Ahmetaj: Rreth orës 09:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “1 Maji”. Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë konstatuar se një shtetas kishte humbur jetën dhe një tjetër ishte plagosur. Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e veprës penale.

Pra, i plagosuri është nipi i viktimës?

Alkët Ahmetaj: Po, është nipi i viktimës. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në rrethrrotullimin e Pojanit, në drejtim të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, është gjetur një autoveturë e djegur. A ka lidhje me ngjarjen?

Alkët Ahmetaj: Shërbimet e policisë po verifikojnë të gjitha informacionet për automjetet dhe personat e dyshuar. Veprimet hetimore po vijojnë. Do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri në lidhje me hetimin.

Nëndrejtor, a u prish qetësia në qarkun e Fierit me vrasjen e sotme?

Alkët Ahmetaj: Policia e Shtetit punon në çdo moment për të parandaluar ngjarjet kriminale. Në këtë rast do të marrim masat për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë. Kjo është detyra jonë. Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset ku mund të lëvizin autorët ose automjetet që mund të jenë përfshirë në ngjarje.

Në vendngjarje ka kamera sigurie. Sipas informacioneve që kam marrë, autorët kanë qenë me maska dhe kanë kaluar nga muri rrethues i banesës. A e konfirmoni?

Alkët Ahmetaj: Mund t’ju them se viktima ka qenë duke punuar në murin rrethues të banesës së tij. Aty ka ndodhur ngjarja. Po kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren pamjet e kamerave. Për momentin, po kryhen veprimet e para hetimore. Do t’ju informojmë për zhvillimet.

Ora 10:46
Vrasja e ‘Sel Çamit’ në Fier, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani i njohur ndryshe edhe si 'Sel Çami'. Ai u vra në oborrin e banesës, ndërsa nipi mbeti i plagosur.

Ora 10:41
Vrasja e ‘Sel Çamit’, policia ngre postbllok në Vlorë për kapjen e autorëve (VIDEO)

Policia ka ngritur postbllok në Vlorë për kapjen e autorëve të vrasjes së Selami Hasanit i njohur edhe si ‘Sel Çami’. Ky u fundit u vra në mënyrë mafioze në oborrin e banesës së tij, ndërsa nipi i tij, Jakupi mbeti i plagosur.

Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në hyrje të qytetit, ku efektivët po ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Ora 10:25
Vrasja e ‘Sel Çamit’/ Report Tv sjell pamjet e makinës së shkrumbuar të autorëve, dyshohet se ikën drejt Vlorës (VIDEO)

Autorët e vrasjes së selami Hasanit i njohur ndryshe edhe si ‘Sel Çami’ dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Policia ka gjetur mjetin e përdorur në krim, tip “Volvo” të shkrumbuar në autostradën Fier-Vlorë në rrethrrotullimin e Ndërmenasit.

Ora 10:17
Vrasja e Selami Hasanit në Fier, digjet një makinë në Ndërmenas

Pas vrasjes së Selami Hasanit, policia ka gjetur një makinë që po digjet në fshatin Ndërmenas, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
3.7 / 5 (3 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • E. R.: 23/11/2026 16:11

    Kokat hengshin

    Përgjigju
  • Dermenas: 23/11/2026 14:04

    E mor Renato saliu I shite te gjithe camet e tu tek ai Koke mallisti Edhe tek te tjeret per dy leke, cam i pabese

    Përgjigju
    • XXXXXXX: 24/11/2026 09:38

      JA KE FUT KOT PLAKO E NGATERRON KOT RENON ME KETO QE THUA..LERE RENON NE HALLET E VETA

  • ALDO XHENGO: 23/11/2026 13:21

    PROBLEME DO KETE GJITHNJE FIERI DUHEN PREKORORE TE AFTA SI ADASHJA IME

    Përgjigju
  • Polici: 23/11/2026 12:28

    I denuar me 25 vjet dhe ishte i lire? Paska aguajtur nji hale me lek qe te vritesh ne shtepi. Eh mor Ben qimja sa i fort qenke. Urt e but e punet i rregullon si i do

    Përgjigju
  • Cami: 23/11/2026 11:16

    Po si bene policia sikur nuk e di kush e vrau po aty vetem kamera dhe te futesh aq thjesht ne kuzlala dhe ku tek vindi i dhelprave

    Përgjigju
    • Lezhjani: 23/11/2026 12:40

      Tani prit Fierin

    • Cami vlore: 23/11/2026 11:43

      Mbase e di policia se kush e beri por e di dhe ca njeriu ishte ky qe iku, nji me pak thot

  • Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

    Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?