FIER- Selami Hasani, 60 vjeç, është ekzekutuar në oborrin e banesës në Fier, ndërsa i vëllai i tij, Jakupi ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Vlorës duke djegur edhe mjetin e përdorur në krim. Mjeti "Volvo" është gjetur i shkrumbuar në fshatin Ndërmenas.
Selami Hasani, i njohur edhe si 'Sel Çami' ose 'Seli i Malit', rezulton një emër me precedentë të mëparshëm kriminal dhe i njohur për hasmërinë me Arben Isufajn allias Ben Qimja. Hasani ishte lruar nga burgu para shhumë kohësh, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nipit të Ben Qimes, Julian Isufajt në vitin 2002. Në atentat mbetën të vrarë edhe kambisti Esat Tare. U plagosën gjithashtu Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, një kalimtar i rastit.
Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim...
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani i njohur ndryshe edhe si 'Sel Çami'. Ai u vra në oborrin e banesës, ndërsa i vëllai mbeti i plagosur.
Policia ka ngritur postbllok në Vlorë për kapjen e autorëve të vrasjes së Selami Hasanit i njohur edhe si ‘Sel Çami’. Ky u fundit u vra në mënyrë mafioze në oborrin e banesës së tij, ndërsa i vëllai, Jakupi mbeti i plagosur.
Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në hyrje të qytetit, ku efektivët po ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Autorët e vrasjes së selami Hasanit i njohur ndryshe edhe si ‘Sel Çami’ dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Policia ka gjetur mjetin e përdorur në krim, tip “Volvo” të shkrumbuar në autostradën Fier-Vlorë në rrethrrotullimin e Ndërmenasit.

Pas vrasjes së Selami Hasanit, policia ka gjetur një makinë që po digjet në fshatin Ndërmenas, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.









Komente
Komento