Është gjendur i vrarë në lagjen "1 Maji" në Fier Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Mësohet se ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij.
Hasani njihet si “Sel Çami” ose “Seli i Matit” dhe është autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt. Ky i fundit njihet si “i forti i Fierit”, me pseudonimin “Ben Qimja” dhe të dy ishin në hasmëri.
Lajm në përditësim...
Pas vrasjes së Selami Hasanit, policia ka gjetur një makinë që po digjet në fshatin Dermenas, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.










Komente
Komento