Fier-Detaje të reja kanë dalë në dritë për djegien e një makine më 30 janar në Portëz, Fier.
Dyshohet se ‘Benzi’ që 20 vjeçari i vuri flakën i përkiste kushëririt të tij, konkretisht djalit të hallës.
Sipas burimeve policore dy kushërinjtë, Andrea Thimjo dhe Robert Elmazaj kishin pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, madje thuhet se ky i fundit e bullizonte 20 vjeçari.

Për këtë arsye i riu shkoi gjatë natës në banesën ku jetonte kushëriri, i vendosi flakën makinës dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Komente

