Fier, IKMT prish godinën 3-katëshe
ishte ndërtuar në oborrin e shkollës

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ne Fier ka nisur aksionin për prishjen e një objekti tre-katësh i cili është ndërtuar në oborrin e një shkolle 9-vjeçare.

Prishja e kësaj ndërtese është kundërshtuar nga pronarët e saj, të cilët deklarojnë se kanë certifikatë pronësie.

Ata kanë refuzuar shumën e dëmshpërblimit pasi kanë vendosur që ta çojnë çështjen në gjykatë, duke e ndjekur nëpërmjet rrugës ligjore.

Godina tre-katëshe është ndërtuar para shumë vitesh, duke zënë hapësirën publike.

Prishja e këtij objekti është ndjekur nga qindra banorë fierakë.

Fadroma do të vazhdojë edhe prishjen e disa objekteve të tjera po në rrugën “Dervish Hekali”, e cila është një nyje e rëndësishme për lëvizjen e mjeteve, gjë që do të ndikojë në lehtësimin e trafikut.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!