Fier - Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit.

Një 60-vjeçar është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vizat e bardha.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit, teksa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky është një rast i përsëritur i përplasjeve të këmbësorëve nga automjetet në vijat e bardha, ku disa prej rasteve kanë qenë me pasoja fatale për jetën.