2 zjarre në Fier dhe Mallakastër, zjarrfikësit shuajnë flakët (Foto nga banesat e djegura)

Fier-Stina e verës ka sjellë dhe zjarret e para, të cilat në ndryshim nga vitet e shkuara nuk kanë prekur terrenin e vendit, por banesa të ndryshme. Çdo ditë regjistrohen raste sporadike të banesave të cilat për shkak të pakujdesisë, sistemit elektrik apo edhe rrjedhjeve të gazit janë përfshirë nga flakët. 2 banesa janë përfshirë sot nga flakët e zjarrit në Fier dhe Mallakastër, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri i parë ka rënë rreth pasdites në Mallakastër në apartamentin e Gjergj Selmanajt në katin e 4 të një pallati, teksa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe për 20 minuta kanë vënë flakët nën kontroll.

Report Tv sjell video eksluzive të momenteve kur punonjësit e zjarrfikëses ndodhen brenda duke u përpjekur të shuajnë flakët.  Në foto duket komandanti i stacionit të zjarrfikëses Mallakstër, Jonuz Murataj pak momente pasi zjarri është vënë nën kontroll. 

Komandanti i stacionit të zjarrfikëses Mallakstër Jonuz Murataj

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërkohë që s’mund të lemë pa përmendur punën e vështirë me të cilën përballen përditë punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Pamjet flasin vetë

Zjarri i dytë u regjistrua në një banesë në lagjen “Kryengritja” të Fierit. Shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike në banesën e marrë nga qira nga shtetasi Enver Emini.

VIDEO-Zjarri në Fier

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke evituar rrezikun që flakët të përhapeshin në banesa të tjera. Nga zjarri janë dëmtuar sende elektroshtëpiake.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Zjarri në Fier, reagon OSHEE: Flakët s’erdhën nga matësi por nga instalimet e brendshme

Pas lajmit se një banesë e marrë me qira u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike, ka ardhur reagimi dhe nga rrjeti i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Drejtori i OSHEE-së në Fier, Armando Zhuka, bën me dije se zjarri nuk ka rënë për shkak  të problemeve me matësin, por për shkak të instalimeve të brendshme që nuk janë përgjegjësi e OSHEE-së.

Zjarri nuk ka ardhur nga matësi por nëse kemi të bëjmë me shkëndijë elektrike, zjarri mund të ketë ardhur nga istalimet e brendshme jashtë matësit, që nuk janë përgjegjësi e OSHEE-së. përsa i përket ankesave që ka probleme matësi dhe ai ka ardhur për ankesa te kujdesi ndaj klientit është parë në dokumenta dhe ky qytetar nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë.

Armando Zhuka, drejtor i OSHEE-së në Fier

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg