Fier/ Iu kapën 125 kg kanabis në banesë, arrestohet 45-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër pasi iu gjetën 44 doza kokainë gati për t'i shitur

Dy persona janë arrestuar në Fier gjatë dy operacioneve të ndryshme për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar "Trajektorja", në pranga përfunduan Tomorr Qallia, 45 vjeç, banues në Lalar, Patos dhe Kelmend Ferko, 48 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.  

45-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën 125 kg lëndë bimore cannabis sativa, ndërsa 48-vjeçarit Ferko iu gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës