Fier, kabllot si rrjet merimangash
nis heqja e tyre‏

Qindra metra linear kabllo të madhësive te ndryshme, të vendosura nëpër shtylla në rrugët e qytetit të Fierit janë këputur dhe rrëzuar në tokë.
 
Aksioni ka nisur nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik vendor pranë Bashkisë Fier.
 
Fillimisht aksioni ka nisur në rrugën “Muharrem Agolli” në qëndër të qytetit, atje ku ka nisur edhe projekti  i madh i ndërtimit të shëtitores së re të Fierit dhe lulishtes së madhe me sipërfaqe 3 ha.
 
Drejtori i INUV, Hadër Cako u shpreh se  nuk do të tolerohet asnjë kabëll mbi ajrin e qytetit,  kabllo që janë kthyer në rrjet merimangash, pas mungesës së projekteve të qarta të bizneseve që operojnë më këto kabllo.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij