TIRANE - Kandidati i Lëvizjes së Legalitetit në Fier është larguar nga gara e konkurimit për Aleancën e Djathtë dhe i është bashkuar LSI-së.
Largimin e tij nga Lëvizja e Legalitetit Edmond Petraj e deklaroi sot duke shprehur zhgënjimin për politikën e djathtë.
 
“Politika e sotme e djathtë ka prodhuar vetëm shterpësi. Votat për këtë qeveri është si të mbash me oksigjen një kufomë. Me largimin e Berishës nga pushteti fillon demokracia e vërtetë. Mbështetësit e mi nga sot mbështesin LSI dhe koalicionin e majtë”.

Nëkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se performanca intelektuale e Petrajt i bashkohet frymës së LSI. “Programi ynë 'Të ecim më shpejt' po tërheq intelektualet. Situata moçalore e qeverisjes Berisha nuk prodhon alternativa”- nënvizoi Vasili.

(sg/shqiptarja.com)