Fier, kanosën me armë
​ arrestohen 2 tëq rinjtë

Dy të rinj 27 vjeç janë arrestuar nga policia e Fierit pasi kanosën me armë zjarri një person me inicialet R.M, 26 vjeç, . Pas një konflikti të çastit policia ka mbërritur në lagjen"1Maji" Levan dhe ka arrestuar -Eneo Bubullimën e File Avdiraj

“Ne pranga u vu 27 vjeçari Eneo Bubullima, banues në lagjen “Sheq i Madh” dhe  File Avdiraj 27 vjeçe, banuese në fshatin Levan. Ngjarja sipas bluve ka ndodhur në një lokal bar-kafe në lagjen “1Maji” në Levan”- njofton policia.

Mësohet se policia është sinjalizuar se po ndodh një konflikt dhe pas njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasen File Avdiraj duke fshehur armën tip pistoletë me të cilën shtetasi Eneo Bubullima, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin me iniciale  R.M, 26 vjeç, banues në fshatin Levan.

U sekuestrua  në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë, dhe 1 krehër me 6 fishekë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe municionit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar