Policia e Fierit ka prangosur mëngjesin e sotëm 47-vjeçarin Arben Cauli pasi ishte i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ”Kultivimi të lëndëve narkotike”, ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.

Gjykata e Rrethit  Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 27.05.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, ”Kultivimi i lëndëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)