FIER-Sekuestrohen 78 kilogramë kanabis në Fier, arrestohet një 30-vjeçar.
 
Fabian Tomorri, banues në fshatin Velmish, u ndalua në dalje të qytetit të Roskovecit me furgonin tip “Fiat”, me targa AF 670 RB.
 
Nga kontrolli i ushtruar në mjet në pjesën e pasme u gjetën dhe sekuestruan 78 kilogramë kanabis e ndarë në 73 pako të mbështjella me natriban me peshë rreth 78 kg.
 
Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda e dyshuar narkotike ishte e presuar në pako dhe e mbështjellë posaçërisht me qëllim për t'u trafikuar më pas në Itali.
 
Janë kryer verifikime edhe për furgonin i cili dyshohet se ishte i trafikuar në Shqipëri.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 3 aparate telefoni celularë.
 
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

[gallery]22132[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com