FIER-Arrestohet nga policia një pakistanez 30 vjeç me leje qëndrimi në Shqipëri, banues në Elbasan. Syed Sh. 30 vjeç është arrestuar, pasi është kapur me automjetin e tij tip "Volksëagen" duke transportuar 4 pakistanezë të tjerë të cilët kanë hyrë në kufirin e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga Greqia nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës.
Emigrantët pakistanezë të ardhur nga Greqia do të kalonin për në vendet e Europës përmes Malit të Zi. E ndërsa 30 vjeçari u arrestua, për bashkëkombësit e tij ka filluar procedimi në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri" dhe "Kalim i Paligjshëm i Kufirit" parashikuar nga Nenet 298 e 297 të Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com