Fier/ Kërkohej nga Spanja për kultivim dhe trafikim të narkotikëve si dhe vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 30-vjeçari shqiptar (EMRI)

Fier - Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit për llogari të Spanjës, pasi ishte shpallur në kërkim nga kjo e fundit për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Policia njofton se 30-vjeçari i identifikuar si Etmir Pazaj, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal, në vitin 2022, në qytetet Barcelonë dhe Girona, në Spanjë, kultivoi sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.

"Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilat kryhen të bazuara në inteligjencën policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, u finalizua operacioni policor i koduar “Cities”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. P., 30 vjeç",-njofton policia.

Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe në ditët në vijim pritet t’u dorëzohet autoriteteve spanjolle.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë