FIER - Një person u arrestua ndërsa 2 të tjerë u shpallën në nga policia pasi kishin strehuar në një magazinë 28 emigrantë të paligjshëm. Ata kishin qëllim të ndihmonin emigrantët për t'i transportuar drejt vendeve të BE-së në këmbim të parave.

Në kuadër të operacionit të koduar "Ndalesa", policia arrestoi në flagrancë një 52-vjeçar me iniciale Z.M., banues në Shkodër si dhe shpalli në kërkim një 30-vjeçar me iniciale  K.K. banues në Vlorë dhe një 37-vjeçar me iniciale S.M. banues në Patos.

Këta 3 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin strehuar 28 klandestinë në një magazinë në fshatin Portëz.

Qëllimi i tyre ishte kalimi i këtyre emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE-së kundrejt një pagese.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.