Me anë të një deklarate për mediat, PD Dega Fier kërkon ndëshkimin e efektivëve dhe i bën apel prokurorisë që të nisë hetimet. “Do ta vazhdojë këtë debat, në Këshillin Bashkiak të Fierit”, thuhet në reagim.
“Denoncimi me video në rrjetet sociale ku duket qartë sjellja arbitrare e efektivëve të policisë bashkiake ndaj një kryefamiljari, që tregtonte në rrugë për të nxjerrë bukën e gojës, është vetmë një sekeuencë e vogël e një kalvari të gjatë mundimesh dhe poshtërimesh që u bëhen tregtarëve ambulantë prej më shumë se dy vitesh. Partia Demokratike dega Fier i kërkon kreut të bashkisë së Fierit, Armando Subashi të shkarkojë menjëherë efektivin, që duket qartë në video dhe është lehtesisht i identifikueshëm. Të merren masa për koleget e tij si dhe të ndalohet njëherë e përgjithmonë dhuna ndaj tregtarëve ambulante”, thuhet në deklaratën e PD-së së Fierit.