FIER- Një çantë e dyshimtë u konstatua në një Bar-kafe në lagjen 15 tetori në Fier. Menjëherë pas konstatimit policia mbërritën në vendin e ngjarjes e më pas iu bashkuan edhe forcat xheniere nga Tirana.
Prej orës 14:00 çanta e krahut në ngjyrë të zezë ishte lënë në karrigen e një lokali në trotuar. Fillimisht çanta u konstatua nga qytetarët, të cilët telefonuan policinë
Forcat xheniere bllokuan valët e telefonit me qëllim për të shmangur një shpërthim të komanduar, por rezultoi se në çantë kishte vetëm sende personale, libra e rroba.