Kryebashkiaku Subashi tregtarëve: Respektoni masat në të kundërt mbyllim tregun

Kryebashkiaku Subashi tregtarëve: Respektoni masat në të kundërt mbyllim tregun

Në kuadër të masve të marra për mospërhapjen e COVID-19 kreu I bashkisë së Fierit Armando Subashi ka dalë në terren për të parë nga afër masat që po zbatohen jo vetëm në qytet por dhe në tregje. Gjatë inspektimin Subashi ka qenë I shoqëruar nga drejtori I policisë në qarkun e Fierit. Duke parë situatën nga afër Subashi ka garantuar të gjithë pensionistët se bashkia do të jetë në ndihmë të tyre, pas ankesës së një të moshuare e cila i tha se jetonte e vetme dhe ishte e detyruar që të dilte nga shtëpia.

Jetoj e vetmuar. Pazaret I bëra vetë, dola pagova dhe dritat, nuk bezdis njeri.

Subashi e garantoi se do të jenë punonjësit e bashkisë që do t’I vijnë në ndihmë jo vetëm për pagesën e faturave por dhe për ta ndihmuar me pazarin.

Nuk duhet ti paguash ti dritat, duhet të na njoftosh ne dhe të dërgojmë njerëzit që të vinin të asistonin, nuk ke pse të dalësh. Do të vijnë punonjësit e bashkisë do të kontaktojnë dhe do të shërbejnë ata.

Duke bërë dhë vëzhgime në tregjet e qytetit kryebashkiaku Subashi ka kërkuar nga tregtarët respektim të masave të kërkuara. Subashi I ka këshilluar tregtarët që të orientojnë njerëzit që të ruajnë distancën dhe të respektojnë masat e kërkuara, pasi nëse nuk respektohen rregullat mund të merren dhe masa ekstreme me mbylljen e tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë