FIER- Një laborator droge është zbuluar në qytetin e Fier, në pronësi të një familjeje! Shtëpia e 52-vjeçarit Aleksandër Kapaj i shpallur në kërkim, kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë kanabis. Për pasojë në pranga kanë rënë nënë e bir, Qamile Kapaj (nëna) 48-vjeç dhe  Anxhelo Kapaj (i biri) 22 vjeç, e ndërsa janë shpallur në kërkim babai, Aleksandër Kapaj dhe një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B..

Uniformat blu bëjnë me dije se këta persona kishin bërë edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike, e për pasojë janë vënë në hetim 3 elektricistë. Këta të fundit, të identifikuar s G.M., E.M. dhe B.Q., akuzohen për shpërdorim detyre,

"Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj", njofton policia.

Shtëpia e kthyer në laborator

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Laboratori i drogës në Fier/ Banori: Erdhi policia dhe ma bëri me sy, unë e kuptova! S'kam parë hyrje- dalje të dyshimta

Një nga banorët e zonës, e përshkruan Aleksandrin, kryefamiljari banesa e së cilës ishte shndërruar në një laborator droge, si një njeri shumë të mirë, por në gjendje të vështirë ekonomike. Ai thotë se nuk ka parë hyrje- dalje të dyshimta.

"E shoqja ishte e sëmurë. S'kam parë fare lëvizje të dyshimta. Ka një djalë dhe 3 çupa, një e ka në Tiranë merret me piktura. Njerëz fukarenj, në hall të tyre, janë të ardhur, e njoh personalisht kryefjalimjarin, kam pasur pak muhabet, nuk ka qenë njeri i keq, e kam thënë me gjithë shpirt, erdhi shefi këtu dhe ma bëri me sy, po unë e kuptova, nxorën nga shtëpia disa llamarina. Jetonin burrë e grua dhe djali", tha dëshmitar.