Policia e Fierit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy personave për posedim dhe kultivim të lëndëve narkotike. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë Bilbil Rexhajn, 53 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier, pasi në bodrumin e banesës së këtij shtetasi, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të thara lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
Ndërkohë, po në fshatin Ferras të Fierit, policia ka arrestuar një 16 vjeçar me inicialet F.R, pasi në në afërsi të banesës së këtij shtetasi, u gjet një parcelë me bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Mbi dy të arrestuarit rëndon vepra penale e "Kultivimit të bimëve narkotike" parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com