Fier- Tre persona janë arrestuar brenda pak orësh nga policia e Fierit dhe një i katërt u shpall në kërkim në Lushnjë, teksa akuzohen për kundërshtimin e një efektivi në krye të detyrës, publikimin e fotove intime të një personi dhe vjedhje, raste të veçuara nga njëri-tjetri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit njoftuan sot (6 Dhjetor) se arrestuan të parin Panajot Sopaj, 32 vjeç, banues në Kukës, pasi ka kundërshtuar një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës, për motive të dobëta.
Kurse 2 të tjerë, Igli Xhaferraj, 21 vjeç, dhe Armando Shahaj, 38 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin një sasi teli metalik në një kompani private.
I katërti u shpall në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë C. S., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka publikuar foto intime të një shtetaseje në rrjetet sociale, teksa e dëmtuara e ka denoncuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.