Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Fierit në rrugën nacionale Fier- Levan, në zonën e quajtur "Rrepet". Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 21:30, ku janë përfshirë drejtuesi Xh.B  me një mjet Benz dhe  kalimtari E. Tafa 26 vjeç.

E. Tafa, banues në Zhupan të Fierit është nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të  Fierit. Mësohet se i aksidentuari nuk është në gjendje të komunikojë  për shkak të humbjes së ndjenjave.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e hetimeve, ndërkohë shoferi i mjetit tip Benz është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.