Fier- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë (3 janar) në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur ‘Petovë’, në Fier. 

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë, një prej drejtuesve ka mbetur i lënduar. 

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. 

Gjithashtu nga përplasja e fortë, mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Një prej makinave është tip "Benz", me targa AA966SV.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.