Fier/ Mbetet enigmë humbja e 54-vjeçarit Nazmi Goxhaj, familjarët apel për ndihmë

Prej 3 muajsh rezulton ende në kërkim për policinë e Fierit 54-vjeçari Nazmi Goxhaj. Rasti i këtij të fundit u publikua rreth 3 muaj më parë, kur familjarë të Goxhajt deklaruan largimin e tij dhe të gjitha dëshmitë tregonin se ai ishte hedhur nga ura në ujërat e lumit Seman.

Ndërsa këtë të hënë prindërit e Nazmiut, Vait dhe Halime Goxhaj i janë drejtuar sërish Drejtorisë së Policisë Fiër për të marrë informacione lidhur me zhvillimet e mundshme, që mund të çojnë në gjetjen e trupit të 54-vjeçarit. Të përfshirë nga dhimbja e dëshpërimi, prindërit e 54-vjeçarit hedhin dyshime mbi rolin e gruas së Nazmiut, dëshminë e saj në polici dhe ndihmën që mund të ketë dhënë në zbardhjen e ngjarjes. 

Prindërit e Nazmit kanë thënë se tashmë ata ndjehen të vetëm në kërkimin e trupit të djalit të tyre e për më tepër nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur realisht. Për Policinë e Fierit 54-vjeçari rezulton i zhdukur, ndërsa nga ana e prokurorisë po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Burime pranë prokurores, Violeta Shkurti kanë bërë me dije se për shkak të prurjeve, kërkimet në lumin Seman kanë qenë të vështira, ndërsa po shihen të gjitha pistat për të zbardhur të vërtetën e largimit nga Greqia e më pas zhdukjen e 54-vjeçarit Nazmi Goxhaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë