Fier, mbetjet hidrokarbure derdhen
në lumë, dëmtohen drurët frutorë

Fier, mbetjet hidrokarbure derdhen<br />në lumë, dëmtohen drurët frutorë
FIER- Mbetjet e hidrokarbureve që derdhen në lumin Gjanica në Fier janë shndërruar në një kërcënim për banorët e zonës. Shqetësimi është ngritur nga kreu i komunës Qendër në Mallakastër, i cili thotë se si pasojë e ndotjes zona nuk ka më as prodhime bujqësore. 

Lumi Gjanica që shtrihet në rrethin e Fierit “zaptohet” çdo ditë nga mbetjet e hidrokarbureve që i derdhin pa kriter dy firmat e naftës “Alpetrol” dhe “Strim Oil”. Sipërfaqja e lumit është i mbushur dhe i ndotur nga mbetjet e hidrokarbureve, duke shkaktuar një ndotje masive. Ky fakt është denoncuar nga kreu i komunës Qendër në Mallakastër, Agron Kapllanaj, i cili e përshkruan këtë rast si një masakër mjedisore. 

Nga ana tjetër, banorët e zonës ankohen se nga ndotja masive nuk marrin prodhime bujqësore. 

Sipas kreut të komunës ky fenomen ka vite që është prezent, e pavarësisht kërkesave për të shmangur derdhjet e mbetjeve në lumë, sërish situata vijon të mbetet e njëjtë. 

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki