Mbytet një pushues në plazhin e Darëzezës në Fier, rrezikoi edhe 47-vjeçari që hyri ta ndihmojë! Shpëtohen 7 turistë në Karaburun që po u përmbysej skafi (Pamje)

Një pushues është mbytur në det këtë të shtunë në plazhin e Darëzezës. Bëhet fjalë për 60 vjeçarin Fiqiri Rexhepi. Për ta shpëtuar ka hyrë një tjetër pushues Farben Alizoti 47 vjeç i cili po ashtu ka rrezikuar mbytjen por ka arritur të shpëtojë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Kanë qenë pushuesit që ishin pranë tyre dhe punonjësit e policisë që patrullojnë në bregdet, që u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. 60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten. Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. 60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Edhe 7 turistë të tjerë janë kanë rrezikuar të mbyten sot në zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili në Vlorë pasi skafi i tyre ka qenë dyke u përmbysur. Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë. Ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të përmbysej, skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur që t'i shpëtojë pushuesit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
Rrezikon përmbytjen një tjetër gomone në Vlorë

Gazetari Armand Xhelili raporton se një tjetër gomone në rrezik përmbytje në vendin e quajtur Kalaja te Uji i Ftohtë në Vlorë. Gomonia me dy persona në bord ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare pasi i është fikur motori dhe deti me dallgë deri në 3 ballë në gji i ka rrezikuar përmbytjen. Në ndihmë të gomones po shkon policia kufitare. Gomonia e cila ka kërkuar ndihmë ndodhet në afërsi të zonës së quajtur Kalaj në ujin e ftohtë

Ora 17:32
Skafi rrezikoi të përmbysej, policia kufitare shpëton 7 turistë në Karaburun

Policia Kufitare e Vlorës i vjen në ndihmë një mjeti detar tip Skaf i cili rrezikohej të përmbysej. Ngjarja ka disa minuta që ka ndodhur ne zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili. Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të përmbysej, skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur të shpëtojë pushuesit. Policia Kufitare ka mbërritur në vendgjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port. Të gjithë pushuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë