FIER- Merr flakë një makinë tip "Opel" në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të urës së Mifolit pasi shoferja humbi kontrollin e u përplas me trafikndarësen.

Makina drejtohej nga shoferja E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës dhe është plagosur lehtë F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë. Pamjet e ardhura në redaksinë e shqiptarja.com tregojnë makinën e pushtuar nga flakët në brendësi dhe e mbuluar nga tymi i zi.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot, pas përplasjes me trafikndarësen.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Makina e përfshirë nga zjarri