FIER- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur prezantimin e kandidateve për deputet për zgjedhjet e 23 Qershorit për Qarkun e Fierit. Kreu i kësaj force Ilir Meta, vlerësoi rëndësinë e vlerave të këtij qyteti dhe figura të njohura. Meta tha se myzeqarët janë të lodhur nga politika që i ka lënë ata pa mbështetje. kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh i bindur se qytetarët e qarkut të Fierit do dinë t’i japin fund më 23 qershor "politikës së baltosjes, dhe përrallave të doktorit në botën e çudirave, duke vendosur një gur për ndërtimin e një republike të re kushtetuese, demokratike dhe europiane.
“Edhe sot myzeqarët dhe shqiptarët të lodhur nga politika e moçalit dhe baltosjes besojnë tek Shqipëria e shanseve të barabarta dhe e integrimit. Jemi këtu për të shëruar plagët e papunësisë, të luftojmë polarizimin dhe varfërinë, të arsimojmë të rinjtë, prandaj më 23 qershor, Feri, Lushnja, Mallakastra dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin fund përrallave të doktorit në botën e çudirave sepse fierakët dhe shqiptarët duan një lidership qe nuk shikon përralla për që e shikon realitetin në sy, për të ecur më shpejt në rrugën e mirëqenies”, tha Meta.
Sipas kreut të LSI, vendi vuan nga ekonomia e rrënuar dhe nga papunësia. Ndaj tha se ata duhet t'i japin fund me votë ushqimeve me lista, dhe të sjellin një lidership që t’i udhëheqë drejt integrimit dhe jo drejt izolimit.
“Fierakët duan një lidership që nuk mendon për grabitjen e zgjedhjeve të ardhshme por për gjeneratat e së nesërmes, jo një lidership që ndryshon sloganet, por një lidership që ndryshon faqen e Fierit, Mallakastrës e gjithë Shqipërisë”, tha Meta më tej.
META: LSI ESHTE FORCA QE SIGURON ROTACIONIN, ALEANCA DO FITOJE 80 MANDATE
Kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se partia që ai drejton është forca që siguron rotacionin e sigurt në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
“Ne sot jemi më shumë dhe më të bashkuar sepse LSI është siguri për rotacionin e sigurt të 23 qershorit. Ne nuk mbjellim urrejtje, ne ngremë ura bashkëpunimi mes shqiptarëve. Kemi vizion dhe energji të çlirojmë potencialet e fjetura, të ecim drejt një modeli ekonomik që sjell punësim, nxit investimet vendese dhe të huaja”, tha Meta më tej.
Duke besuar në votën e Fierakëve për LSI, Meta tha se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do fitojë 80 mandate të sigurta me të cilat do qeverisë Shqipërinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Aleanca për Shqipërinë Europiane do fitojë 80 mandate më 23 qershor. Aleanca jonë do arrijë një nga fitoret më të mëdha në qarkun e Fierit. Jam i lumtur që e shoh Fierin të kuq dhe i bindur se Feri dhe fierakët duke votuar për LSI votojnë me bindje të plotë se kështu do ecet më shpejt drejt së ardhmes europiane. Do lëmë pas regjimin e ndryshkyr kryeministror, ndaj ju ftoj t’i kundërvihemi të gjitha presioneve ndaj votës së lirë. Ai ska pse të ndikojë mbi votën tuaj dhe mbi të ardhmen e femijëve tuaj. Ju ftoj të gjithëve qytetarëve të Fierit, Lushnjës, Mallakastës, të ngrihemi mbi papunësinë, mbi varfërinë, mbi talljen e kryeministrit që po ikën, le të vrapojmë drejt një të ardhme të sigurt, drejt një zhvillimi dinjitoz, dhe të trokasim të sigurt në dyert e BE", tha Meta.
META: DO TE SUBVENCIONOJME FERMET, PER TE NXITUR RRITJEN E PRODHIMIT
Kreu i LSI-së është ndalur në punën e fermerëve dhe zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë. Meta tha se fermerët kanë nevojë për një mbështetje më të fuqishme për të mundësuar rritjen e prodhimit, gjë që pritet të ndikojë në mbajtjen konstante të çmimeve.
“Bujku sot është i shpërfillur nga qeveria, kanë frikë se prodhimi iu kalbet pa u shitur. Buxheti i shtetit për ta sot është thjesht lëmoshë, ne do t'i japim prioritetin e duhur, do shtojmë grantet dhe subvencionet, do japim kredi agrare me interesa 3%. Rritja e prodhimit do ulë çmimet e tyre. LSI i premton fermerëve subvencionim 50 % të farave, të plehut kimik dhe pesticideve. Do subvencionojmë 50 % kostot e instalimit të sistemeve të vaditjes dhe pompave që vendosin fermerët. Do subvencionojmë 25 % kostot e blerjes në grup të traktorëve dhe makinerive bujqësore”, tha Meta.
META: SHIFRAT E QEVERISE PER TURIZMIN JANE PARADOKSALE
Duke u ndalur tek shifrat e publikuara për turizmin në vend, kreu i LSI-së tha se nuk janë reale. Duke i quajtur ato paradoksale, Meta tha se “sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2012, kanë rënë me 5 %”.
Për të stimuluar operatorët turistikë dhe për të mundësuar zhvillim konkret të turizmit në vend, Meta tha se LSI në programin e saj parashikon uljen me 10 % të TVSH-së për operatorët turistikë.
“Do ofrojmë stimulime për operatorët turistikë, për të rritur cilësinë e turizmit në vend dhe ta bëjmë atë konkurrues. Çfarë investimi serioz është bërë në këto 8 vite, në qarkun e Fierit, e sidomos për turizmin. Çfarë resorti, çfarë fshati turistik është bërë në këtë vijë bregdetare prej 48 km.
Janë lënë në mëshirë të fatit këto potenciale, në një kohë kur mund të sillnin të ardhura të dobishme për vendit”, tha Meta, duke theksuar se në 4 vitet e ardhshme do të vihet theksi në zhvillimin e turizmit.
Zhvillimin e turizmit në vend deri më tani, Meta e quajti “një nga dështimet e kësaj qeverie”, pasi “ende ka mbetur një potencial i pashfrytëzuar”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha: Meta do karrigen time ose të Ramës