Fier/ Mjeti në ecje përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi! Shkak një shkëndijë elektrike (VIDEO)

Fier-Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë Spitalit “Memorial”, në Fier.

Sipas policisë, shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike. Drejtuesi i mjetit Lisien Koci, 28 vjeç, në momentin që ka pikasur zjarrin në makinë ka ndaluar automjetin ka dalë menjëherë prej tij pa marr dëmtime.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës automjeti është shkrumbuar në pjesën e përparme të tij.

“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Fier-Spitali Memorial", në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin Lisien Koci, 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut